Laboratori

АНКЕТА

Кога планирате да започнете со транзиција на новата верзија на стандардот ISO 9000:2015?




Гласај
 
Листа анкети

Еуромак Контрол
Ул.Стогово бр.13А
1000 Скопје, Македонија

тел/факс: +389(2) 3124 322
mail@euromakkontrol.com


Laboratori për Ekologji

Laboratori për Ekologji

Vlerësimi i ndikimeve të veçanta ndaj mjedisit jetësor paraqet një masë preventive për mbrojtjen e mjedisit jetësorë, e cila është e bazuar në:
• Përgatitjen e studimit;
• Analizën e zgjidhjeve alternative;
• Përcaktimin dhe propozimin e masave të cilat mund ti parandalojnë efektet e dëmshme, ti zvogëlojnë ose ti eliminojnë ato.

Qëllimi i vlerësimit të tillë të ndikimit ndaj mjedisit jetësor është që të mblidhen të dhënat dhe të parashihen ndikimet e dëmshme ndaj mjedisit jetësor, gjegjësisht ndikimi ndaj ujit, ajrit, tokës, jetës dhe shëndetit të njeriut, si dhe të identifikoj dhe të propozojë masa të cilët do të mund të parandalojnë, zvogëlojnë ose mënjanojnë në tërrësi.

 
Lënda e vlerësimit të ndikimeve ndaj mjedisit jetësor janë projektet e ndryshme të cilët  planifikohen që të konstituohet dhe të kryhet zhvillimi, zbatimi i teknologjive të reja, ndërprerja e aktiviteteve të punës (remediim) si dhe mënjanimi i ndikimeve të rëndësishme negative ndaj mjedisit jetësor.

 

Mbi vlerësimin e ndikimit ndaj mjedis jetësor, Euromak-Kontroll, si institucion i autorizuar kryen:

• Matjen e pluhurit respirues;
• Matjen e elementeve të dëmshme kimike;
• Matjen e substancave të dëmshme në emisionin e gazrave nga oxhaku;
• Matjen dhe analizën e nivelit të zhurmës;
• Matjen dhe analizën e vibracionit;
• Mostrat dhe analizat laboratorike të ujërave të  zezë.

 

Për kryerjen e matjeve, Euromak-Kontroll posedon pajisje dhe aparate moderne, kurse analizat e të dhënave të rezultuara nga matjet e kryera i kryejnë staf kompetent dhe profesional.

 
Në bazë të matjeve të kryera  Euromak-Kontroll përgatit:

 

  • Elaborate Ekologjiko-teknologjike;
  • Raporte teknike;
  • Dokumentacioni për marrjen e lejeve të integruara të mjedisit jetësor për harmonizim me planin operativ;
  • Projekte për mënyrën e menaxhimit me mbeturinat e rrezikshme dhe të parrezikshme;
  • Studime të ndryshme për vlerësimin e ndikimit të projekteve ndaj mjedisit jetësor.

 

Qëllimi i marrjes së lejeve të integruara për mjedis jetësor është që të arrihet parandalimi ose zvogëlimi i ndotjes në masën sa më të ulët të mundshme me të cilën standardet e kualitetit të mjedisit jetësor të R. Maqedonisë do të rriten në nivel të standardeve dhe normave evropiane.


Sipas Ligjit për mjedis jetësor ( "Gazeta zyrtare e RM nr. 53/05, 81/05), parashihen dy lloje të lejeve:

  • Leja A e integruar për mjedis jetësor –Ekologjike
  • Leja B e integruar për mjedis jetësor – Ekologjike 


Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH) është autoriteti kompetent për dhënien e Lejeve A të integruara të  mjedisit jetësor, ndërsa për lejet B të integruara të mjedisit jetësor, autoriteti kompetent për dhënie janë njësitë e vetëqeverisjes lokale me përjashtim të atyre instalimeve të cilat gjenden brenda zonave të mbrojtura për të cilat lejen e jep MMPH.