Konsultime – Consalting

Konsultimi paraqet formën më të zhvilluar të shërbimeve që sot përdoret nga të gjitha kompanitë në vendet e zhvilluara, që nga organizatat më të vogla deri te ata të mëdha. Konsultimet përfshijnë të gjitha fushat e biznesit dhe aktivitet tjera njerëzore: financat, hulumtimet, zhvillimi, prodhimtaria dhe teknologjia, sistemet e menaxhimit (udhëheqja dhe menaxhimi), mbrojtja e mjedisit jetësorë dhe ambientit të punës, marketingu, plasmani i produktit, komunikimi, zbatimi i dispozitave ligjore në tregun e brendshëm dhe të huaj dhe tj. Vështirësitë që paraqiten para konsulentëve janë shumë komplekse, dhe për arsye prej tyre kërkohet njohuri e gjerë profesionale, specializime nga fushat specifike që ofrojnë shërbime këshilluese.

 

Euromak-Kontroll ju ofron shërbime të Konsultimit të bazuara në kompetencë të gjerë dhe përvojë shumëvjeçare të cilën e kemi, nga lëmit që vijojnë:

 

  • Zbatimi i sistemit të menaxhimit me kualitetin, sipas kërkesave të standardit ndërkombëtar ISO 9001:2008;
  • Zbatimi i sistemit të menaxhimit me mjedisin jetësor, sipas kërkesave të standardeve ndërkombëtare ISO 14001:2004;
  • Zbatimi i sistemit të menaxhimit me shëndetin dhe sigurinë në punë, sipas kërkesave të standardeve ndërkombëtare ISO 18001:2007;
  • Zbatimi i sistemit të sigurisë së ushqimit, sipas kërkesave të standardeve ndërkombëtare ISO 22000:2005;
  • Zbatimi i standardit për akreditim të laboratorëve për testim dhe kalibrim, sipas kërkesave të standardit ndërkombëtar ISO 17025: 2005;
  • Zbatimi i standardit për akreditim të pajisjeve të inspektimit, sipas kërkesave të standardeve ndërkombëtare ISO 17020:1998;
  • Zbatimi i sistemit të analizës së rrezikut dhe pikave kritike të kontrollit – HACCP;
  • Përpilimi i IPPC-lejeve të integruara për ekologji (A dhe B);
  • Dhënia e CE - shenjës për produkt të sigurt;
  • GLOBAL GAP – sistem i dhënies së lejes për produkte të mirëfillta bujqësor.