ISO 17020:1998 - Standard për akreditimin e organeve inspektuese

ISO 17020:1998 - Standard për akreditimin e organeve inspektuese

ISO 17020:1998 është një standard ndërkombëtar që është zhvilluar me qëllim të dëshmimit kompentente të organeve që kryejnë kontrollin (inspektim), puna e të cilëve është në përputhje me kërkesat e specifikuara në standardin ISO 17020

Parimet themelore të ISO 17020

Organet e kontrollit kryejnë vlerësime për klientët privat, për organizatat e tyre amë dhe/ose për organet e administrimit, me qëllim të siguruarit e informacioneve për palët e interesuara të cilat kanë të bëjnë me harmonizimin e normave, standardeve apo specifikimeve.

Standardi ISO 17020 përfshinë:

 

  • Kërkesat e përgjithshme të standardit;
  • Kërkesat administrative;
  • Kërkesë për pavarësi, besueshmëri, paanshmëri dhe  integrim;
  • Personel, pajisje dhe material;
  • Metoda dhe procedura të kontrollit;
  • Trajtimi i mostrave dhe artikujve që janë subjekt i kontrollit;
  • Raportet dhe certifikatat e kontrollit;
  • Nën kontraktime;
  • Bashkëpunim me organe tjera të kontrollit. 

 

Standardi ISO 17020 është i dedikuar për organet e kontrollit që kryejnë testimin e:
• Materialeve;
• Produkteve;
• Instalimeve;
• Pajisjeve;
• Proceseve;
• Shërbimeve


me qëllim të identifikimit të pajtueshmërisë së tyre me kërkesat, që ti japë raport konsumatorit apo organeve administrative për këto aktivitete