Konsultime
- Studime dhe Elaborate Ekologjiko- Teknologjike
- ISO 9001:2008 - Sistemi i Menaxhimit të Kualitetit
- ISO 14001:2004 – Sistemi i menaxhimit me mjedisin jetësor
- OHSAS 18001:2007 - Sistemi i Menaxhimit të Shëndetësisë dhe Sigurisë në Punë
- ISO 22000:2005 - Sistem për Siguri të Ushqimit
- HACCP – Sistem për analizë të rreziqeve dhe pikave kritike të kontrollit
- GLOBALGAP - Sistem për Praktikë të Mirëfillt Bujqësore
- ISO 17020:1998 - Standard për akreditimin e organeve inspektuese
- ISO 17025:2005 - Standard për akreditimin e laboratorëve për testim dhe kalibrim
- CE - Shenjë për produkt të sigurt
АНКЕТА
Кога планирате да започнете со транзиција на новата верзија на стандардот ISO 9000:2015?
Листа анкети Еуромак Контрол
Ул.Стогово бр.13А
1000 Скопје, Македонија
тел/факс: +389(2) 3124 322
mail@euromakkontrol.com
HACCP – Sistem për analizë të rreziqeve dhe pikave kritike të kontrollit
HACCP – Sistem për analizë të rreziqeve dhe pikave kritike të kontrollit
PARIMET THEMELORE TË SISTEMIT HACCP
Identifikimi i rreziqeve potenciale dhe parandalimi i paraqitjes së tyre me qëllim që të mbrojë konsumatorët nga helmimi me ushqim.
Pse HACCP?
- Fokusohet në identifikimin dhe parandalimin e rreziqeve;
- Bazohet në metodat shkencore;
- Mundëson funksionim më efektiv dhe më efikas;
- Sistem fleksibil. Lehtë përshtatet në pajisjet e reja moderne, përmirësimi i procesit prodhues dhe i zhvillimit teknologjik;
- I përmirëson raportet në mes të prodhuesve të ushqimit dhe inspektorëve, si edhe mes prodhuesve dhe blerësve/ konsumatorëve;
- Rrit e mirëbesimin në mes të prodhuesve dhe tregtarëve dhe stimulon tregtinë;
- Zvogëlon barrierat në tregtinë ndërkombëtare;
- Rrit vetitë konkurruese të kompanive në tregun botëror;
- Lehtë integrohet me sistemet e menaxhimit të kualitetit (ISO 9001) dhe të sistemeve për menaxhimin e mjedisit jetësorë (ISO 14001)
Historia e sistemit HACCP
- National Aeronautics and Space Administration (NASA) në bashkëpunim me Pilsbury Company në fillim të vitit 1960 krijoi sistemin HACCP për nevojat e programit hapësinor Amerikan.
- Gjatë viteve të 80-ta merr një hov të gjerë në SHBA
- Sot është detyrim ligjor në shumë shtete ndër të tjerat edhe Maqedoninë
Detyrimet ligjore në Maqedoni
- Viti 2002: Ligji për siguri të ushqimit si dhe produkteve dhe materialeve të cilat janë në kontakt me ushqimin (Gazeta Zyrtare nr.54/2002, neni 26)
- Viti 2006: Rregullore për nevojat e higjienës sanitare për prodhimin e ushqimit (Gazeta Zyrtare nr.32/2006)
Qasja HACCP
Çdo hap gjatë procesit është i shënuar dhe situatat kritike janë të parapara. Në çdo hap dhe çdo proces të gjithë personat përgjegjës dinë:
- si të kontrollohet procesi?
- kur të ndërpritet procesi?
- kush mund të vendos për të ndërprerë procesin?
- si të veprohet me produktet e dyshimta?
Pas një situate të tillë menaxhimenti i ka të gjitha informacionet relevante që të mund të vendosë se ç`duhet bërë më tutje.
- Çka duhet bërë që e njëjta situatë mos të përsëritet?
- A reagojnë të gjithë personat përgjegjës ashtu siç është paraparë?
- Cilat janë shpenzimet përfundimtare?
Aktivitetet që i paraprijnë zbatimit të sistemit HACCP
- Krijimi i një ekipi për HACCP sistemin
- Përshkrimi i produktit
- Përshkrimi i përdorimit të produktit të paraparë
- Krijimi i Flow diagramit i cili përshkruan procesin
- Verifikimi i Flow diagramit
Parimet e sistemit HACCP - Kërkesat për zbatimin e sistemit HACCP
Parimi: 1 Kryerja e analizës së rreziqeve
Parimi: 2 Identifikimi i PKK – Pika Kritike e Kontrollit
Parimi: 3 Përcaktimi i kufijve kritik
Parimi: 4 Krijimi i një sistemi për kryerjen e kontrollit të PKK
Parimi: 5 Definimi i masave korrektuese
Parimi: 6 Përcaktimi i procedurës për verifikim të funksionimit të sistemit HACCP
Parimi: 7 Udhëheqja e dokumentacionit për të gjitha procedurat dhe të dhënat që dalin nga këto parime dhe zbatimi i tyre
CILAT JANË PËRFITIMET NGA ZBATIMI I SISTEMIT HACCP
- Një konsumator i kënaqur i cili ju çon kah një konsumator tjetër të ri;
- Përputhshmëri me ligjin;
- Reputacioni i mirë;
- Rritja e fitimeve;
- Moral më i lartë i personelit;
- Mjedis më i përshtatshëm për punës;
Pasojat negative nga mos zbatimi i sistemit HACCP
- Helmim nga ushqimi, kurse ndonjëherë edhe me vdekje;
- Ankesa nga klientët;
- Vërsulje nga shtazët dëmtues;
- Mbyllja e objekteve të prodhimit;
- Reagimet nga popullata civile;
- Dëmtimi i reputacionit;
- Humbje në fitime
Informacione të dobishme

