ISO 17025:2005 - Standard për akreditimin e laboratorëve për testim dhe kalibrim

ISO 17025:2005 - Standard për akreditimin e laboratorëve për testim dhe kalibrim

ISO 17025 është një standard ndërkombëtar (zbatuar nga Organizata Ndërkombëtare për Standardizim), me të cilin janë përcaktuar kushtet e përgjithshme për kryerjen e testimeve laboratorike dhe/ose kalibrimin. Ekzistojnë 15 parakushte për udhëheqje (menaxhim) dhe 10 parakushte teknike që duhet të përmbushë një laborator për tu akredituar. Parakushtet e udhëheqjes në thelb janë të lidhur me operacionet dhe efektivitetin e sistemit për menaxhimin e kualitetit në laborator. Ndërsa parakushtet teknike kanë të bëjnë me kompetencat e personelit, metodologjinë dhe pajisje për testim/kalibrim.

 

MËNYRA E MARRJES TË AKREDITIMIT LABORATORIK ME ISO 17025
Laboratori duhet të ketë një sistem të dokumentuar për menaxhimin me kualitetin, i cili është një parakusht për akreditim të laboratorit. Përveç kësaj, procedurat për menaxhimin e kualitetit duhet të jenë të paraqitura në mënyrë ashtu se si punon sistemi. Më tutje, sistemi i dokumentuar duhet të jetë i zbatuar në laborator dhe të jetë i shoqëruar me aplikimin për akreditim të laboratorit. Periudha e zbatimit zgjat disa muaj gjatë së cilës implementohen procedurat që do të jenë lëndë e revizionit nga ana e organit për akreditim.

Si të implementohet ISO 17025?


Standardi ISO 17025 implementohet duke zbatuar modelin PDCA (Plan, Do, Check, Act)

P: Definoni politikë, programe, procedura dhe udhëzime sipas lëmit të definuar për të cilën zbatohet sistemi, ashtu që të sigurohet besueshmëri në kualitet dhe rezultate nga testimi dhe/ose etalonimi.
D: Zbatoni kërkesat që kanë të bëjnë me udhëheqjen, kushtet teknike dhe proceset.
C: Ndiqni dhe matni proceset e ekzaminimit dhe/ose etalonimit dhe krahasoni me politikat e përcaktuara, objektivat e dhe kërkesat e përcaktuara dhe raportoni mbi rezultatet.
A: Ndërmerrni aktivitete për përmirësim të vazhdueshëm të procesit.

Si të arrihet deri të akreditimi?


1 Dorëzimi i kërkesës për akreditim
2 Vlerësimi
3 Akreditimit
4 Mbikëqyrja   

 

Çka mund të prisni nga Euromak-Kontroll?


Ndihmë kompetente këshilluese për zbatimin e sistemit të kualitetit në laborator, që përfshinë:

  • Përgatitjen e dokumentacionit në përputhje me kërkesat e standardeve ISO 17025:2005 (manual, politikat procedura, udhëzime, regjistrime)
  • Përcaktimi i metodave dhe procedurave të ekzaminimit, përfshirë metodat standarde, ato jo-standarde dhe metodat e brendshme të zhvilluara në laborator,
  • Përcaktimi i kushteve të nevojshme për hapësirën ku to të instalohen pajisjet laboratorike dhe kushtet e tjera të ambientit të punës.
  • Përcaktimi i kritereve për akreditim.

ZBATIMI I ISO 17025

ISO 17025 zbatohet për të gjitha organizatat që kryejnë testime laboratorike dhe/ose kalibrime. Zbatohet në të gjitha laboratorët pavarësisht nga numri i të punësuarve ose vëllimi i testimeve laboratorike dhe/ose kalibrimit të cilat i mbulon ky standard ndërkombëtar.
Laboratorët përdorin ISO 17025 për të zbatuar një sistem të kualitetit me qëllim që të përmirësojnë aftësinë e tyre për të krijuar rezultate të sakta. Kjo, gjithashtu është edhe bazë për akreditim nga trupi i akreditimit. Duke pasur parasysh se standardi i referohet kompetencës, akreditimit është vetëm një konfirmim formal me të cilën demonstrohet ajo kompetencë.

CILAT JANË PËRFITIMET E ZBATIMIT TË STANDARDIT ISO 17025

  • Arritja apo përforcimi i mirëbesimit të testimeve tek shfrytëzuesit ekzistues apo te ato potencial;
  • Njohja e rezultateve të testimit dhe etalonimi midis shteteve;
  • Lehtësohet bashkëpunimi ndërmjet laboratorëve dhe organeve tjera gjatë shkëmbimit të informacioneve dhe eksperiencave;
  • Rritja e kënaqësisë së konsumatorëve të testimeve nga rezultatet e marra;
  • Reflektim i paanshëm i laboratorit dhe eliminimi i të gjitha presioneve komerciale, financiare dhe të tjera ë cilët do të mund të ndikojnë në testimin dhe në rezultatet e testimit;
  • Akreditimi i laboratorit nga ana e organit akreditues