ISO 22000:2005 - Sistem për Siguri të Ushqimit

ISO 22000:2005 - Sistem për Siguri të Ushqimit

Një nga sfidat e kohës sonë është që të prodhohet dhe të plasohet një ushqim i sigurt dhe i shëndosh.
Standardi ISO 22.000 është projektuar që të ndihmojë ndërmarrjet për të kontrolluar rreziqet për sigurinë e ushqimit të tyre dhe për tu bindur që ushqimi gjatë konsumimit është i sigurt.

 

PARIMET THEMELORE TË ISO 22.000


ISO 22.000 përshkruan kërkesat për funksionimin efektiv të sistemit për menaxhim të sigurisë së ushqimit (FSM - Food Safety Management), i cili në vete integron përdorimin e Teknikave të Analizave të Rrezikut dhe Pikat Kritike të Kontrollit (TARPK apo HACCP - Hazard Analysis Critical Control Point ), parakushteve të definuara për prodhimin e ushqimit të sigurt dhe komunikimin me palët e interesuara.

 

Sistemi për sigurinë e ushqimit zbatohet në të gjitha llojet e ndërmarrjeve që janë direkt apo indirekt të përfshirë në zinxhirin e ushqimit – që nga prodhuesit e ushqimit dhe prodhuesit e ushqimit për bagëti, përpunimi i ushqimeve, prodhuesit e pajisjeve, deri te distributorët e shitjes me pakicë dhe shumicë.

 

Qëllimi i standardit është që në nivel global të harmonizoj kërkesat për menaxhim me sigurinë e ushqimit në industrinë ushqimore dhe në industritë e lidhura me të, dhe të identifikoj elementet të cilat e përbëjnë sistemin e menaxhimit të sigurisë së ushqimit:

 

  • Në përputhje me parimet e HACCP kodeksit;
  • I harmonizon standardet jo obliguese ndërkombëtare;
  • Ofron qasje dhe strukturë në përputhshmëri me standardet ISO 9001 dhe ISO 14001;
  • Mundëson kuptim të përgjithshëm të sistemit për menaxhimin e sigurisë së ushqimit.

 

CILAT JANË PËRFITIMET NGA ZBATIMI I STANDARDIT ISO 22000:2005

 

  • Ndihmon për të identifikuar përparimin në proceset;
  • Zvogëlon nevojën dhe shpenzimet e testimit të produktit final;
  • Ofron analizë transparente dhe të detajuar;
  • Zvogëlon mundësitë e revokimit (kthimit prap) të produkteve nga tregu;
  • Rrit kënaqësinë e konsumatorëve;
  • Dëshmon performancat personale duke promovuar frymë ekipore;
  • Vërteton moralin dhe motivimin e punonjësve nëpërmjet mjedisit të pastër të punës.