ISO 14001:2004 – Sistemi i menaxhimit me mjedisin jetësor

ISO 14001:2004 – Sistemi i menaxhimit me mjedisin jetësor

ISO 14001:2004 – Është menaxhimi me faktorët që ndikojnë ndaj mjedisit jetësor, të cilët krijohen gjatë realizimit të procesit të punës në një Organizatë. 
Me implementimin e ISO 14001:2004 përcaktohet se cilët procese të punës në një Organizatë e ndotin mjedisin jetësor, të identifikohen objektivat reale dhe të ndërmerren masa për realizimin e objektivave të mbrojtjes së mjedisit jetësorë.

 

PARIMET THEMELORE TË ISO 14001:2004
Objektivi kryesor i ISO 14001:2004 është mbrojtja e mjedisit jetësor, duke parandaluar apo reduktuar ndikimet të cilat organizata i bënë ndaj mjedisit jetësorë. Parandalimin apo zvogëlimi i ndikimit ndaj mjedisit jetësorë kryhet duke zbatuar principet e mëposhtëm:

 

  • përcaktimi i politikës për mjedis jetësorë;
  • identifikimi i aspekteve ndaj mjedisit jetësorë;
  • vlerësimi i aspekteve ndaj mjedisit jetësorë;
  • definimi i qëllimeve dhe programit për mbrojtjen e mjedisit jetësorë;
  • njoftimi i punonjësve me aspektet e organizatës dhe mënyrat e parandalimit dhe zvogëlimit të tyre;
  • kontrolli i operacioneve të cilat ndikojnë mbi mjedisin jetësorë, siç janë menaxhimi me mbeturinat dhe materiet e rrezikshme;
  • menaxhimi me situatat e jashtëzakonshme.

 

CILAT JANË PËRFITIMET NGA ZBATIMI I STANDARDEVE ISO 14001:2004

  • përmirësimi i raporteve me shërbimet publike, shërbimet për mbikëqyrje të mbrojtjes së mjedisit jetësorë dhe komunitetet lokale;
  • identifikimi i hershëm i problemeve të mjedisit jetësorë;
  • transparenca e organizatës;
  • përmbushja e normave ligjore dhe kërkesave tjera;
  • verifikimi i përkushtimit të organizatës për mbrojtjen e mjedisit jetësorë;
  • zvogëlimi i rrezikut i cili mund të sjellë deri në katastrofë ekologjike.

 

ISO 14001:2004 është standard ndërkombëtarisht i pranuar i cili kërkon nga Organizata menaxhim efektiv me veprimtaritë e veta që ndikojnë ndaj mjedisit jetësorë, përmes një angazhimi për të parandaluar apo zvogëluar ndotjet,si dhe përputhshmëri me legjislacionin dhe përmirësimin e vazhdueshëm.

 

Përmirësohet menaxhimi i proceseve punuese në kompaninë tuaj, mund të dëshmoni se punoni në mënyrë ekologjike dhe mënyrë të përgjegjshme, në përputhje me ligjet përkatëse dhe politikat e kompanisë për mbrojtjen e mjedisit jetësorë.

 

ISO 14001:2004 kërkon angazhim në përmirësimin e vazhdueshëm të kontributit për mbrojtjen e mjedisit jetësorë kurse si  rezultat kësaj arrihet shfrytëzimi efikas i lëndëve të para, reduktimi i mbeturinave dhe zvogëlim i shpenzimeve